Fansat i japin lamtumirën e fundit George Michael

Qindra fansa të këngëtarit britanik të muzikës pop, George Michael, i cili vdiq dy ditë më parë, u mblodhën para shtëpisë së tij, ku vendosën lule dhe telegrame ngushëllimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pop ikona britanike, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare të dielën, më 25 dhjetorë, në shtëpinë e tij në Oxfordshire nga problemet me zemrën.

Fansat që nga ajo ditë mblidhen para shtëpisë së tij për të nderuar këngëtarin e tyre me postera dhe mesazhet “Pusho në paqe”, “Të duam”, “Ti gjithmonë do të jesh idhulli jonë” dhe vargje të këngëve të tij.

I lindur në Londër, si Georgios Kyriacos Panayiotou Michael në vitin 1963, këngëtari me origjinë greke, popullaritetin më të madh e ka përjetuar nga vitet 80-të me hitin “Wake Me Up Before You Go-Go” me grupin “Wham!”.

Në karrierën solo pas vitit 1987 ka shitur mbi 85 milion disqe në të gjithë botën. Në karrierën e tij 30-vjeçare ai ka fituar çmime të shumta muzikore – tre çmime Brit Awards, katër MTV Video Music Awards, tre American Musical Awards dhe dy çmime Grammy.

Mediat botërore raportojnë se Michael vdiq në ditën e Krishtlindjeve, dhe pikërisht një nga hitet e tij më të mëdha mban emrin “Last Christmas” (Krishtlindjet e fundit).

george

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button