Ranieri pas disfatës: Duhet urgjentisht të reagojmë

Trajneri i Leicester-it Claudio Ranieri të hënën pas disfatës në fushën e tyre nga Evertoni me rezultatin 0:2 , tha se gjithçka shkoi keq për ekipin e tij, i cili mbron titullin e kampionit të Anglisë nga viti i kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë viti? Gjashtë muajt e parë kanë qenë të përsosur, ndërsa tani është gjithçka keq. Nuk ka tjetër, përveç të fillojmë dhe të punojmë edhe më mirë. Nuk kemi pasur fat në disa ndeshje, në disa kemi luajtur keq, por përtej lëkurës nuk mundemi. Doemos duhet urgjentisht të reagojmë”, tha Ranieri.

Leicester në kuadër të xhiros së 18-të të Premier Ligës në stadiumin “King Power” në Leicester me rezultat 0:2 u mposht nga Evertoni.

Kampioni nga viti i kaluar momentalisht është në pozitën e 16-të me 17 pikë, ndërsa Evertoni në pozitën e shtatë me 26 pikë të grumbulluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button