Pedofilia – raste ka, denoncimet janë minimale

Pedofilia si një nga dukuritë e shëmtuara të shoqërisë vazhdon të heshtet. Edhe pse si akt është i rrezikshëm për arsye se bëhet abuzim direkt seksual dhe psikologjik me një fëmijë tek i cili pasojat cilësohet të jenë afat gjatë por në raste të caktuara, ndëshkimet ligjore ende mbeten sipërfaqësore.

Pedofilia, shkruan gazeta KOHA kualifikohet si vepër e rëndë dhe që bie ndesh me nenin 188 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë, por edhe përskaj kësaj ky fenomen duket se vazhdon të mbetet i heshtur. Edhe pse për çdo ditë flitet për raste të tilla, zyrtarisht vitin që lejmë pas në rajonin e Gostivarit janë denoncuar vetëm dy raste.

“Gjatë vitit janë paraqitur dy akuza që kanë të bëjnë me “ngacmim seksual ndaj të miturve”. Në të dyja rastet, akti është kryer ndaj vajzave të mitura , ndërsa kryerës të kësaj vepre të shëmtuar kanë qenë meshkuj në moshë”, njoftuan nga Stacioni Policor në Gostivar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button