Partia Republikane e mohon se e krahasoi Trumpin me Jezu Krishtin

Një mesazh për Krishtlindje, i publikuar nga organi organizativ i Partisë Republikane, ka shkaktuar polemika dje në mbrëmje ne SHBA, pasi disa persona reaguan duke thënë se zgjedhja e Trumpit president krahasohej me lindjen e Krishtit në atë mesazh.

Komunikata u publikua nga bashkë-udhëheqësit e Komitetit Nacional Republikan, Reince Priebus dhe Sharon Day, transmeton Express.

Dhe adresimi i tij “Mbreti i ri”, edhe pse ambicioz, ka shkaktuar zemërim në mesin komentuesve majtistëve dhe përdoruesve të Twitter.

Në mëzash thuhej: “Urime Krishtlindja të gjithëve! Para dy mijëvjeçarëve, një shpresë e re u lind në botë, një Shpetimtar i cili do të ofronte premtimin e shpëtimit për gjithë njerëzimin

“Ashtu siç bën tre burra të mençur në atë natë, kjo Krishtlindje lajmëron kohën për të festuar lajmin e mirë për Mbretin e ri.”

Gazetarët politikë e madje edhe ndihmësi i republikanit John Kasich, John Weaver, ishin në mesin e personave të parë që vërejtën krahasimin e bërë në mëzash mes Jezusit dhe Trumpit.

Por, zëdhënësi i Komitetit Nacional Republikan, Sean Spicer, bile i ka kritikuar ata të cilën kanë ngritur pyetje nëse është bërë ndonjë krahasim i tillë apo ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button