Për një lidhje të gjatë bëjeni këtë gjë

Sipas një studimi të publikuar javën e shkuar në të përditshmen ‘Personal Relationships’, çiftet që qeshin bashkë, qëndrojnë bashkë. Psikologët e Universitetit të Karolinës së Veriut mbikqyrën 71 çifte të lidhur prej një kohe të gjatë, me një mesatare prej 5 vitesh bashkë.

Secili person u përgjigj lidhur me cilësitë e partnerit të tyre dhe duke iu kërkuar të ritregonin historinë e takimit tyre të parë. Studimi doli në përfundim se sa më shumë kohë që çiftet kalonin duke qeshur bashkë njëkohësisht përgjatë historisë së tyre, aq më shumë e vlerësonin marrëdhënien e tyre në aspektin e cilësisë, afërsisë dhe mbështetjes. Është shumë e qartë që e qeshura i bën njerëzit më të lumtur, por ajo që ky studim tregon është se e qeshura me partnerin vepron edhe si inkurajim dhe për më tepër ajo mund të jetë shenjë që tregon se ju merreni vesh shumë mirë në mes vete.

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të qeshësh dhe përballë të kesh një njeri të ngrysur, mendojeni sikur kjo të ndodhë në lidhjen tuaj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button