LPM kërkon anulimin e zgjedhjeve

Lëvizja Popullore për Maqedoninë ka dorëzuar padi për prishjen e 7 listave zgjedhore, të parashtruar nga 4 parti politike dhe 3 koalicione, raporton Portalb.mk.

Kryetari i LPM Janko Baçev për mediat ka sqaruar arsyet e padisë që dorëzoi sot në Gjykatën Themelore.

“Në Listën e kandidatëve për deputetët të një koalicioni, të gjithë kandidatët janë meshkuj. Një koalicion përbëhet nga dy parti politike dhe dy shoqëri qytetare. Kodi zgjedhor tregon se parashtrues të listës mund të jenë vetëm parti politike dhe grup qytetarësh. Te tre parti politike dhe një koalicion, të gjitha listat janë në gjuhën shqipe. Sipas ligjit, këtë të drejtë ato kanë mundur ta realizojnë vetëm në zonën zgjedhore numër 6, ku gjuhën shqipe e flasin më shumë se 20% të banorëve”, deklaroi Baçev.

Sipas tij, kjo është bërë me leje të LSDM dhe VMRO-DPMNE sa për tu aktruar se janë demokratë. Ndërkaq listat tona nuk u pranuan.

Baçev kujton se nëse pranohet padia jonë, KSHZ duhet t’i anuloj zgjedhjet, që po i kontestojmë.

Ai zbuloi se Koalicioni VMRO për Maqedoninë, “E majta”, Koalicioni për drejtësi dhe ndryshime dhe të gjitha partitë shqiptare përfshihen në padinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button