Opozita, lëshon seancën, bllokon ligjet me procedurë të shkurtuar!

Opozita maqedonase edhe sot ka shprehur revoltën dhe bllokimin ndaj ligjeve me procedurë të përshpejtuar. 

Në momentet e votimit deputetët opozitare braktisën seancën duke i shkaktuar kështu telashe Veljanoskit rreth sigurimit të kuorumit. 

Veljanovaki iu bëri thirrje disa herë deputetëve që të hynin në sallë për të votuar ligjet, megjithatë thirrjet e tij hasnin në vesh të shurdhët nga ana e deputetëve opozitare. Për këtë arsye, Veljanoskiu u detyruar ti referohej nenit 165 të rregullores së punës së kuvendit, që votimi rreth ligjeve për të cilat paraprakisht ishte mbyllur debati, të shtyhej për të hënën në orën 11:00.

“Ju bëj thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë që të votojmë….Të nderuar deputetë, për shkak se nuk mund të sigurohet kuorumi… shihet qartë se dikush nuk dëshiron që të arrihet kuorumi, që të mund të votojmë… votimin për pikat 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66  dhe 99 në bazë të nenit 165 nga rregullorja e punës së Kuvendit, ta realizojmë të hënën në orën 11:00”, deklaroi Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.

Dy ditë më parë në seancë plenare, me procedurë të shpejtë u parashtruan gjithsej 112 ligje.

Lajme të ngjashme

Back to top button