Posti i kryeministrit mban peng vijimin e koalicionit PS-LSI, Rama nuk pranon kushte, Meta kërcënon me largim

Posti i kryeministrit ka futur në konflikt koalicionin qeverisës. Teksa çdo ditë që kalon, aq më shumë shtohen dyshimet dhe zërat që PS dhe LSI mund të shkojnë të ndara në zgjedhje, pasi deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes tyre.

Edhe mbledhja e Asamblesë së PS të premten dëshmoi shumë qartë se ka një tension mes palëve, pasi si LSI dhe PS nuk i kursejnë presionet. I gjithë konflikti qëndron te posti i kryeministrit. Kohët e fundit ka pasur negociata mes dy palëve dhe nuk gjendet akoma konsensusi për të shkuar bashkë në zgjedhjet e ardhshme. LSI kërkon që posti i kryeministrit të jetë i saj, pasi ajo është vendimtare sa i takon qëndrimit në këmbë të qeverisë. Por kjo gjë nuk pranohet nga Rama. Ky i fundit ka bërë një sërë daljesh publike duke deklaruar se do jetë ai kryeministër dhe për këtë nuk negocion, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Mirëpo Meta nga krahu tjetër me heshtjen e tij nënkupton se edhe ai e synon këtë post. Kjo ka përçarë koalicionin dhe palët nuk janë të sigurta nëse duhet të shkojnë apo jo bashkë në zgjedhje. Rama të premten tha se janë ata kampionët, por LSI nuk e pranon një gjë të tillë dhe do postin e kryeministrit dhe ndarje ta barabartë pushteti pavarësisht votave. Rama e ka refuzuar një gjë të tillë, por LSI ka dhënë një sërë paralajmërimesh se mund të dalë nga koalicioni dhe të shkojë me PD apo të dalë e vetme në zgjedhje. Dëshmia më e qartë ishte ajo e së premtes, ku vetëm disa orë pasi Rama lëshoi kërcënime ndaj Metës, Petrit Vasili, u bashkua me deputetët e PD sa i takon situatës në Zharrëz. Ky ishte një mesazh shumë i qartë për Ramën se LSI mund të kalojë sërish në kampin e djathtë. Për këtë arsye kanë nisur ditët e fundit deklaratat dhe presionet në distancë. Rama të premten ja bëri të qartë Metës se është PS kampionia dhe i takon asaj të vendosë. Mirëpo Meta nga ana tjetër po e vë shumë në dyshim koalicionin dhe ky është një mesazh për Ramën se ai nuk e pranon një gjë të tillë. Tani PS është vënë mes dy rrugëve ose LSI të marrë postin e kryeministrit ose të kalojë në opozitë. Mbetet të shihet e çfarë do të vendoset.

Tensionet në koalicion

Koalicioni mes PS dhe LSI është karakterizuar gjithmonë nga tensione dhe konflikte mes tyre. Pas reformës në drejtësi ku LSI detyroi Ramën të pranonte konsensusin e opozitës, ndryshuan marrëdhëniet, ku madje u mendua dhe prishja e koalicionit. Por situata u qetësua, mirëpo Rama i vuri kusht Metës që ta bëjë tani të ditur nëse do të vijojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme apo jo. Mirëpo LSI është e pakënaqur me mënyrën se si po qeveriset. Gjatë konventës kjo u dëshmua mjaft qartë nga deklaratat e një sërë personave. Ishte Luan Rama ai i cili pati një qëndrim mjaft kritik, duke thënë se LSI duhet të frenojë qëndrimet arrogante të qeverisë dhe se u shpreh që PS ka devijuar nga e majta. Pikërisht mënyra e qeverisjes e ka bërë LSI të pasigurt, duke bërë që të kërkojë vendimmarrje të barabartë dhe ta drejtojë ajo koalicionin. Në janar mbete të shihet nëse do gjendet gjuha e përbashkët, por Rama ja ka bërë të 1artë Metës se ai nuk e lëshon postin e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button