Vincenzo Montella: Nisi epoka e re e Milanit

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit ishte tejet i kënaqur nga triumfi i ekipit të tij ndaj Juventusit në ndeshjen për Superkupën e Italisë e cila u luajt në Doha të Katarit. Pas kthimit në Milano ka thënë se kjo fitore mund të paraqesë fillimin e një epoke të re për klubin të cilin e drejton nga pankina, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, pas çka takimi vazhdoi me kohën shtesë e cila nuk e ndryshoi rezultatin. Pas kësaj u ekzekutuan penalltitë ku më të suksesshëm ishin “rosonjerët” të cilët erdhën deri tek triumfi i parë pas pesë vitesh.

“Ky është një moment i madh, dhe djemtë janë shumë krenar për këtë fitore. Ky është një fillim i mirë. Le të themi se unë do të doja që kjo të jetë fillimi i një epoke të re të Milanit dhe që është e hapur në mënyrën më të mirë të mundshme. Juventusi është kundërshtar tmerrësisht i fortë, dhe në vitet e kaluara ka dominuar në Serie A. Ne jemi të lumtur edhe për shkak se ne kemi arritur të fitojmë ndaj një ekipi të madh. Mendoj se tifozët tanë janë këtu për të treguar gëzimin e tyre. Gjithmonë ekzistojnë pritshmëri të larta kur vishni fanellën e Milanit”, ka thënë Montella pas mbërritjes në aeroportin Malpensa.

Futbollistët, stafi teknik dhe delegacioni i Milanit në aeroport të shtunën në ora 5:30 në mëngjes u pritën nga një numër i madh tifozësh që dëshmon se sa shumë e kanë pritur marrjen e çfarë do lloj trofeu.

Me 18 tituj në ndeshjet nën ombrellën e UEFA-s dhe FIFA-s Milan është klubi i katërt më i suksesshëm në botë kur bëhet fjalë për trofetë në arenën ndërkombëtare.

Nga titujt e përmendur në skenën ndërkombëtare, veçohen shtatë titujt e kampionit të Evropës dhe katër të botës. Në Itali si fitues 18 herë i titullit të kampionit është pas Juventusit të pakontestueshëm i cili ka 32 tituj.

Milani pesë herë e ka fituar Kupën e Italisë ndërsa me trofeun e mbrëmshëm në Superkupën e Italisë tani ka shtatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button