Ahmeti mbledh sot liderët shqiptarë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot në ora 13 ka caktuar takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani konfirmoi dje për Portalb.mk, se janë të thirrur të gjithë partitë shqiptare për të marrë pjesë në takim, si dhe të gjitha kanë pranuar ftesën.

Në këtë takim pritet të bisedohet për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ku nga mënyra e grupimit të partive shqiptare varet dhe koalicioni i ri qeveritar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button