Heroi që vrau terroristin e Berlinit (Foto)

Polici hero i cili qëlloi të dyshuarin e masakrës së tregut të Krishtlindjeve në Berlin, ishte thjesht një fillestar i cili kishte vetëm disa muaj që kishte filluar punë si polic.
Luca Scata, mundi të ndiqte dhe të qëllonte duke e lënë të vrarë, burrin më të kërkuar në Evropë Anis Amrin.

Siciliani, i cili punon në Milano, iu afrua vrasësit jashtë stacionit Sesto San Giovanni në pjesën veriore të Italisë ndërkohë që ishte duke patrulluar me kolegun e tij Christian Movio, transmeton Klan TV.

Ata i kërkuan atij dokumentet e identifikimit sepse i ngjante të dyshuarit të sulmit në Berlin, kur Amri nxori një armë nga çanta e tij dhe hapi zjarr duke thërritur “Allahu Akbar”.

Movio u plagos në shpatull ndërkohë që Amri filloi të vraponte e më pas u fsheh pas makinave ndërkohë që vazhdonte të qëllonte.

Scata filloi ta ndiqte dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në rrugë.

Oficeri i plagosur i policisë u dërgua në spitalin e San Gerardos në Monza, për plagën e tij në shpatull.

Ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe plaga ishte sipërfaqësore duke i lejuar atij kurim të shpejtë dhe lëvizshmëri të plotë të krahut.

Luca Scata
Luca Scata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button