Ronaldo përlot botën me mesazhin për fëmijët në Aleppo (VIDEO)

Tragjedia që ka pushtuar Alepo nuk kishte si mos ishte në vëmendjen e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2016. ‘Yll’ i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të plagosurit dhe viktimat në Siri.

Fjalët e tij ishin të zgjedhura dhe shumë emocionuese duke bërë thirrje për të ndihmuar familjet në Aleppo.

“Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ty”, u shpreh Ronaldo.


Mesazhi i Ronaldos per femijet e Alepos by news-al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button