Bukuria dëmton… shëndetin!

Studimi më i fundit i Universitetit të Valencias (Spanjë) tregon se bukuria dëmton “rëndë” shëndetin.

Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. Në studim u përfshinë 84 studentë meshkuj. Ata u mbyllën në një dhomë për periudha të ndryshme kohore që varionin nga pesë minuta deri në një orë.

Sipas rezultateve të studimit, femrave të bukura u mjaftojnë vetëm 5 minuta për të shkaktuar probleme me shëndetin e meshkujve. Në artikullin e publikuar në “Telegraph.co.uk”, thuhet se efektet janë më të mëdha tek meshkujt që takohen me një femër të bukur dhe besojnë që ajo është ‘e paarritshme’ për të.

Kjo për shkak se në raste të tilla ndodh një rritje e shpejtë e nivelit të hormonit kortizol. Këtë lloj hormoni trupi e prodhon në situata të stresit psikologjik, dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës.

Reagimi i meshkujve ishte i ndryshëm në shumë aspekte, por fizikisht thuajse i njëjtë, pasi u shënua tek të gjithë rritje e kortizolit në praninë e një vajze të bukur.

Efektet janë edhe më të mëdha nëse meshkujt besojnë se femra pranë tyre është “jashtë ligës së tyre”, shkruhet në Telegraph. Kortizoli prodhohet nga trupi nën stresin fizik apo psikologjik, dhe është i ndërlidhur me sëmundjet e zemrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button