Kombet e Bashkuara dërguan 31 vëzhgues në Alepo

Kombet e Bashkuara dërguan 31 vëzhgues në pjesën lindore të Alepos, të cilët do ta ndjekin fazën e fundit të evakuimit të kryengritësve dhe civilëve nga qyteti, deklaroi sot një zëdhënës i organizatës botërore.

Operacioni është zbatuar në pajtim me rezolutën e miratuar të hënën nga Këshilli i Sigurisë të KB-së për sistemimin e shpejtë të vëzhguesve të organizatës botërore në pjesën lindore të Alepos.

Masa u propozua nga Franca me qëllim që të “parandalohet një Srebrenicë e re”, ku në vitin 1995 u krye masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Evakuimi i kryengritësve nga enklava e tyre e fundit në Alepo, si dhe e civilëve, hyrë në fazën e fundit dhe pritet të përfundojë nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button