Padi penale për dy persona nga Manastiri për mashtrim

Dy persona nga Manastiri janë akuzuar për mashtrim pasi dy herë gjoja për shërim të vajzës së tyre minorene, nga I.P (56) nga Manastiri kanë marrë 900.000 denarë.

SPB Manastir ngriti padi penale kundër L.B. (42) dhe V.B. (39) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit  për vepër të kryer penale “mashtrim”.

Policia kumtoi se në shkurt të vitit 2015 të denoncuarit dy herë e kanë mashtruar personin I.P. se gjoja u duhen para për shërimin e vajzës së tyre minorene. Në këtë mënyrë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material me vlerë 900.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button