Shpërthim në metron e Moskës, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar në një shpërthim afër një stacioni të metros në Moskë i cili sipas zyrtarëve rusë u shkaktua si pasojë e rrjedhjes nga një kuti me gaz. Komisioni hetues ka thënë se dy persona të lënduar në shpërthimin e 22 dhjetorit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë nëntokësore afër stacionit Kolomenskaya, në pjesën juglindore të qendrës së Moskës, ka njoftuar Ministria e Situatave Emergjente. Njoftimi thotë se kutia e gazit është përdorur nga ekipet që po kryejnë riparime në zonat që shfrytëzohen nga pasagjerët. Shpërthimi ka shkaktuar zjarr që sipas autoriteteve është ndalur shumë shpejtë.

Zyrtarët e metros së Moskës thonë se një pjesë e stacionit të metros është mbyllur pas shpërthimit. Shpërthimet në apo afër metros së Moskës nxisin gjithnjë shqetësim sepse terroristët më parë kanë pasur cak ato në sulmet vdekjeprurëse në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button