Tentim për plaçkitje në Probishtip

Tentim për plaçkitje me kërcënim me pistoletë ka kryer qytetari nga Shtipi S.K. (27) dje në orën 18:20 minuta në një ndërmarrje private në Probishtip.

Policia kumtoi se autori i veprës ka hyrë dhe nga e punësuara, e cila është pronare e firmës, ka kërkuar para. E punësuara ka arritur t’ia kapë pistoletën autorit, por ai e ka shtyrë dhe ka arritur të ikë.

Pas masave të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë dhe identifikimit të kryer, u konfirmua se autor i veprës penale është S.K. (27) nga Shtipi. Ai u arrestua dhe mbajtur në SP Probishtip.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button