LSDM: Nevojiten masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes

LSDM-ja sot akuzoi se institucionet kompetente nuk kanë tentuar të gjejnë mënyrë që ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe me politikat e tyre kanë kontribuar të rritet ndotja e ajrit.

Kryetari i Komisionit partiak për mjedis të jetesës dhe planifikimit hapësinor, Pece Mirçevski deklaroi se nevojiten masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes, siç janë transporti falas për të gjithë qytetarët e Shkupit dhe qyteteve tjera më të mëdha dhe ndërprerje të përkohshme të të gjitha aktiviteve ndërtimore, posaçërisht në territorin e qytetit të Shkupit.

“Askush nuk guxon të luajë me shëndetin e qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtë të garantuar kushtetuese në ajër të pastër dhe Qeveria duhet atë t’ua sigurojë”, tha Mirçevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button