Pogba: E ardhmja? Pres fundin e sezonit

Rinovim apo lamtumirë? Prej kohësh Paul Pogba është kthyer në ëndrrën e ndaluar për disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit europian.

Paris Saint Germain, Real Madrid e Manchester United janë gati të bëjnë çmendurinë për të siguruar me çdo kusht shërbimet kaq të vlefshme të talentit të ri më të mirë në botë. Si për të qetësuar disi situatën, është vetë mesfushori francez që del para kamerave, nuk preferon të zhbalancojë momentet e mira që po kalon, teksa shpjegon të ardhmen, transmeton Supersport.

“Për momentin jam i përqëndruar vetëm te fusha e lojës. Kur të përfundojë sezoni, do të jem unë që do të flas për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Si te Juventusi, ashtu edhe në kombëtaren italiane gjithçka po shkon mjaft mirë, jam shumë i lumtur”.

Bardhezinjtë nga ana e tyre shpresojnë shumë te rinovimi i mesfushorit, kontrata e të cilin skadon në 2016-ën, por sërish Pogba tregohet i kujdesshëm për të ardhmen, ndërkohë që sytë i hedh nga Botërori i Brazilit.

“Dua të kënaqem me lojën që bëj dhe të shënoj sa më shumë gola, por për të patur sukses gjithmonë duhen bërë shumë sakrifica. Përsa i përket kombëtares, është gjithmonë kënaqësi të mbash fanellën e Francës dhe unë shpresoj t’ia dal. Jam i sigurt se të gjithë në ekipin përfaqësues do të bëjnë çmos për të triumfuar në Kupën e Botës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button