Egjipt: Nis gjyqi ndaj Mursit dhe të pandehurve tjerë

Sesioni i nëntë i gjykimit të presidentit të rrëzuar, Muhamed Mursi, dhe shtatë të pandehurve të tjerë, me akuza për nxitje të vrasjes nisi në Kajro të dielën.

Të pandehurit u shfqaën në kabina qelqi të papërshkuara nga zëri, duke treguar me dorë shenjën “Rabaa”, shenjë kjo në përkujtim të mijëra demonstruesve pro-Mursi të vrarë nga forcat e sigurisë në shpërndarjen e dhunshme të kampeve protestuese në Kajro dhe Giza, në gusht të vitit të kaluar, transmeton Mesazhi.

Pas fillimit të seancës, avokati mbrojtës Muhamed al-Damati kërkoi që në rast të përfshihen edhe tetë pjesëtarët e vrarë të Vëllazërisë Muslimane.

Mursi dhe 14 të pandehurit tjerë akuzohen për nxitje të vrasjes së demonstruesve jashtë pallatit presidencial Itihadiya në Kajro, gjatë protestave të vitit 2012.

Gjyqi rifilloi pasi avokatët mbrojtës kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve kryesues të rastit, për arsye se kishin dhënë opinon në televizione lidhur me rastin.

Shfaqja televizive e gjyqtarit shkel ligjin dhe obligon gjykatësit drejtues të tërhiqen, kanë thënë avokatët mbrojtës në një deklaratë.

Akuzat kundër Muhamed Mursit, presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira, dhe të akuzuarve tjerë nga Vëllazëria janë gjerësisht thuhet të jenë politikisht të motivuara dhe një përpjekje për të mbuluar masakrat e kryera nga autoritetet egjiptiane pas grusht shtetit kundër mbështetësve të ish-presidentit Mursi.

Lajme të ngjashme

Back to top button