NASA ofron 6 milionë dollarë për kapjen e asteroidit

Agjensioni hapësinor NASA është duke vazhduar të punojë në njërin nga projektet më ambicioz të realizuar deri më sot, dhe tani zyrtarët e lartë të saj janë duke ofruar të holla kompanive, universiteteve dhe organizatave të ndryshme, që ndihmojnë në gjetjen e përgjigjeve për pengesat më të mëdha teknike që shtrihen përpara.

Misioni në vetvete tingëllon si i vjedhur nga faqet e një romani fantastiko-shkencor, që është në kërkim të një automjeti pa pilot për të kapur një asteroid të vogël dhe ta tërheq atë në orbitën e Hënës, ku do të përdoret për ulje dhe trajnim nga astronautët. Agjencia shpreson se do të kap asteroidin deri në vitin 2019 ose 2020, dhe të gjej kohë për një mision të tjetër të drejtuar në vitin 2025 ose më vonë.

Por së pari, ekzistojnë disa pyetje që duhet përgjigjur. Dhe për këtë sot po u bëhet thirrje njerëzve për propozimin e njohur si Agjencia e Njoftimeve Përreth (BAA). Ekzistojnë pesë fusha kryesore ku NASA është duke kërkuar ndihmë, dhe ndoshta më e rëndësishmja është vetë kapja e sistemit të asteroidit. Fluturaket robotike sipas planeve aktuale, do të përdornin qese për kapjen e asteroidit që është afërsisht 4 deri në 10 metra në diametër.

Agjencia gjithashtu është pranuar propozime për sensorë të përshtatshëm të dizajnuar për mision, si dhe gjetjen e mënyrave për të ridizajnuar automjetet ekzistuese për mision. E gjithë kjo është një rrugë mjaft e gjatë, por është një nga hapat kyç në avancimin e misionit më afër realitetit. Dhe nëse misioni për asteroidin nuk është mjaft emocionues për ju, keni parasysh se mësimet e nxjerra nga ky udhëtim janë të lidhura direkt në ndonjë mision të ardhshëm drejt Marsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button