Ylli çek i tenisit sulmohet me thikë

Ylli i tenisit, Petra Kvitova, tha se “është me fat që është gjallë”, pas sulmit me thikë në shtëpinë e saj, transmeton REL.

Kvitova, 26 vjeçe, është sulmuar të martën në qytetin Prostejov të Çekisë.

“Jam e tronditur. Plaga është e rëndë dhe do të duhet të vizitoj specialistët”, tha Kvitova, e cila është plagosur në dorën e djathtë.

Publicisti i saj, Karel Tejkal, e ka përshkruar incidentin si “vjedhje”.

Në tenis, Kvitova renditet e 11-ta në botë. Ajo ka fituar 19 tituj, përfshirë grand-slamet në Wimbledon më 2011 dhe 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button