Drejtori i Arkivit nga radhët e VMRO-së deri te Van Hojte: Të mos ju shohim më në Maqedoni (VIDEO)

“Të mos ju shohim më në Maqedoni dhe mos e ngacmoni popullin maqedonas, pasi që durimi është në fund”. Këtë porosi ia ka dërguar drejtori i Arkivit Shtetëror dhe anëtari i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski nëpërmjet videos, lehtësuesit belg të bisedimeve në Përzhino, Piter Van Hojte, njofton Portalb.

“Kam marrë kërcënim nga Van Hojte, i cili na shite mend në bisedime e Përzhinës, për të cilat qytetarët e Maqedonisë e kanë paguar nga 900 euro në ditë. Më pas e humbi rolin, dhe i njëjti njeri tani nuk është këtu, por mundohet që të instalojë nëpërmjet zgjedhjeve të falsifikuara të LSDM-së, të kthehet dhe të bëhet konsulent për ato para dhe shërbime tjera. Ai të më kërcënohet me burg nga Belgjika është qesharake dhe në diçka që nuk do të qëndroj i shurdhër”, thotë Petrovski.

Ai gjithashtu thotë se Van Hojte duhet që t’i rregullojë punët e shtetit të tyre “i cila është shtrat i ISIS-it, shtet i cili përpara 100 viteve nëpërmjet mbretit ka organizuar vrasje masive në Afrikë”.

“Ju si pasardhës i njeriut i cili ka vrarë 10 milionë njerëz në Kongo vini dhe na flisni për demokraci, nga ku dalin përvojat e juaja? Si zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2016 kanë rezultat identik për VMRO-DPMNE-së, ndërkaq që flisni për fantomë? Ju bëtë falsifikim të zgjedhjeve, ju jeni pjesë e planit që duan ta shkatërrojnë Maqedoninë. Ju sugjeroj të rrini në shtëpi dhe ta leni Maqedoninë. Të mos ju shohim edhe njëherë në Maqedoni”, i thotë Petrovski, Van Hojtes.

Reagimi i Filip Petrovskit, vjen pasi që lehtësuesi belg Van Hojte, ka shkruar se për fjalimin e tij kundër ambasadorëve, në vendet demokratike ai mund të futet në burg, edhe atë gjatë kohë.

Përndryshe, ditë më parë, Petrovski, i është kërcënuar ashtu siç tha “ambasadorit”, i cili është përzier në punën e KSHZ-së, transmeton Portalb.

Ai ka përmendur emër, megjithatë porosia ka pasur të bëjë me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli.

“Largohu nga Maqedonia, mos na provoko më, në Maqedoni fitoi populli maqedonas. Mos i prish marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe ashtu je në ikje. Nuk do të shkojmë derisa nuk shpallni fitore”, tha Petrovski mbrëmë përpara KSHZ-së.

Nga një video e publikuar, shihet që derisa po mbante fjalim Petrovski, është rrëzuar nga bina, por nuk ka pësuar lëndime serioze, pasi që menjëherë është ngritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button