Një banor i Xhepçishtit është lënduar me thikë para Shtëpisë së Kulturës në Tetovë

A.I. tetëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Xhepçisht është lënduar me thikë nga një shtatëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Kamenjan para Shtëpisë së Kulturës në Tetovë.

Siç informojnë nga SPB, mes tyre është shkaktuar një zënkë verbale për shkak të një padurimi të ndërsjellë, pas së cilës ka filluar të shtyhen me ç’rast A.I. e ka shtyrë minorenin, pas së cilës ai me thikë i ka shkaktuar një prerje në pjesën e stomakut dhe një në pjesën e gjurit të majtë.

A.I. është dërguar në Spitalin klinik në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së dhënë është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Shtatëmbëdhjetë vjeçari ndodhet në arrati. Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e potë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button