Në Cyrih është gjetur sulmuesi i vdekur ndaj xhamisë

Burri, i cili plagosi tre persona në Qendrën islamike në Cyrih, është gjetur i vdekur në afërsi të vendit të krimit, kumtoi sot policia zvicerane.

Policia kumtoi se e ka identifikuar të dyshuarin për sulmin, por nuk theksoi detaje të tjera.

Sulmuesi dje ka hyrë në xhami dhe ka filluar të gjuajë me armë ndaj besimtarëve.

Në Zvicër dy e treta e gjithsej 8,3 milionë banorëve janë krishterë, ndërsa popullata myslimane është rritur për pesë për qind pas ardhjes së emigrantëve nga ish-Jugosllavia. Në vitin 2009, zviceranët në referendum u deklaruan kundër ndërtimit të minaresë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button