Amnisti për qindra të burgosur në Shqipëri për shkak të mbipopullimit të burgjeve

Qeveria e Republikës së Shqipërisë propozon amnisti për disa qindra të burgosur për shkak të mbipopullimit të burgjeve, transmeton agjencia ATSH.

Sipas propozim ligjit, parashihet lirim i 670 të burgosurve, të cilëve iu kanë mbetur edhe të paktën dy vjet nga dënimi të cilin po e vuajnë, Gjithashtu, do të lirohen edhe gra mbi moshën 55-vjeçare dhe burra mbi moshën 60 vjeçare, por jo edhe ata të cilët janë dënuar për vepra të rënda kriminale.

Në burgjet dhe qendrat për paraburgim ka 6.158 persona, ndërsa këto vende janë paraparë për 5.455 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button