Fillon takimi i ministrave të Jashtëm të Turqisë Iranit dhe Rusisë

Takimi trepalësh në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbi situatën në Siri ka filluar sot, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk do të shtyhet pas vrasjes së ambasadorit rus Andrey Karlov në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Parlamentin rus (Duma) Leonid Slutsky, deklaroi mbrëmë për televizionin Rossiya-24 se vrasja e Karlov-it nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ruso-turke.

Slutsky theksoi se beson në “konkluzionet konstruktive”, që do të mund të miratohen në bisedimet e sotme në Moskë që do të mbahet pavarësisht nga “tragjedia e tmerrshme”.

“Tani Ankaraja dhe Moska duhet të punojnë më shpejt për t’i zgjidhur problemet që janë në rendin e ditës”, tha Slutsky.

Ambasadori rus në Turqi mbrëmë iu nënshtrua plagëve të shumta nga të shtënat në hapjen e ekspozitës në Ankara. Ai iu drejtua të pranishmëve, kur sulmuesi, i cili u vra më vonë, hapi zjarr ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button