Steinmeier: Jemi të tronditur nga ngjarja e tmerrshme në Berlin

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, është shprehur i shokuar me sulmin në Berlin, të martën në mbrëmje, në të cilin u vranë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i tmerrshëm me sulmin në afërsi të kishës Wilhelm”, tha Steinmeier në një deklaratë për mediat gjermane.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët, të afërmit dhe miqtë e të vrarëve dhe të plagosurve, për të cilët unë shpresoj se shpejt do të shërohen”, tha Steinmeier, derisa autoritetet gjermane ende nuk kanë një pasqyrë të plotë të incidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button