Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 12 deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i qetë me paraqitjen e mjegullave të dobëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 11 ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i thatë, gjegjësisht i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullave. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa nga mesi i javës edhe mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë në krahasim me fushëgropat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button