Kolegji Zgjedhor pritet të finalizojë zgjedhjen e Trumpit

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Shteteve të Bashkuara pritet të finalizojnë sot zgjedhjen e republikanit Donald Trump në postin e presidentit.

Vota e Kolegjit 538-anëtarësh është hapi i fundit në procesin zgjedhor të SHBA-së, transmeton REL.

Zgjedhësit në të 50 shtetet dhe në Uashington do të mblidhen në kryeqytetet e tyre dhe do të votojnë.

Jo të gjithë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë të obliguar të votojnë për fituesin e zgjedhjeve në shtetin e tyre.

Për këtë arsye, disa demokratë dhe të tjerë kanë bërë përpjekje të bindin disa anëtarë të Kolegjit që të zgjedhin një tjetër republikan dhe jo Trumpin.

Mbështetësit e kësaj përpjekjeje thirren në raportet se hakerë, të mbështetur nga Qeveria ruse, kanë ndikuar fushatën presidenciale në SHBA, si dhe në dyshimet mbi marrëdhëniet biznesore të Trumpit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button