Bayerni pa portier rezervë

Bayern Munchen në alarm për portier rezervë. Portieri 33-vjeçar Tom Starke u dëmtua gjatë stërvitjes para ndeshjes ndaj Augsburgut. Portieri i dytë bavarez ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe si pasojë do i ushtrohet operacionit. Sipas mjekëve, ai ka humbur sezonin.

Ndërkohë edhe portieri i tretë, 20-vjeçari Lukas Reder, ka qenë i dëmtuar, pasi ka pasur një pezmatim të kaviljes. Ai do të mungojë si ndaj Manchester United dhe në fundjavë kundër Borussia Dortmundit.

Mirëpo, nëse ndodh diçka me Manuel Neuer, Pep Guardiola do i falet një talenti. Ai u ul në stol edhe ndaj Augsburgut. Bëhet fjalë për portierin e katërt, 19- vjeçarin Leopold Cigerle.

Lajme të ngjashme

Back to top button