Zmijanac: Të mos keqpërdoren fëmijët në fushatë

Gjatë këtij procesi të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve presidenciale është vërejtur më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga partitë politike sa i përket Konventës për të drejtat e fëmijëve dhe akteve të tjera që ndalon pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete e partive, ka deklaruar themeluesi dhe drejtori i ambasadës së parë në botë për fëmijë Megjashi, Dragi Zmijanac për Radio Evropa e Lirë.

Ai apeloi që partitë në platformat e tyre të bëjnë përpjekje për një jetë më të mirë për fëmijët në Republikën e Maqedonisë, për përmirësimin e gjendjes së sigurisë për fëmijët, për zhvillim të drejt dhe adekuat të tyre. 

“Fëmijët duhet të pyeten për nevojat e tyre, por jo të jenë vetëm dekor , të ngjisin pllakate dhe të rihen ndërmjet veti kush do të ngjet më shumë, të mos keqpërdorën fëmijët dhe të mos jenë instrument i partive politike por edhe i prindërve të tyre”, deklaroi Zmijanac.

Lajme të ngjashme

Back to top button