Vazhdojnë fushatat parazgjedhore të partive politike

Partitë politike sot e vazhdojnë fushatën presidenciale dhe atë të parakohshme parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubim në Studeniçan dhe takime me qytetarë në Zelenikovë dhe Sopishtë.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë tubime qendrore në Saraj dhe në lagjen Teteks në Tetovë.

Kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov dhe kandidatët për deputetë të partisë dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Mavrovë-Rostushë dhe në Dibër, si dhe takime me qytetarë në Vrapçishtë dhe në Qendrën Zhupë.

Tubim në Kavadar dhe takime me qytetarë në Gradsko, Negotinë, Rososman dhe Demir Kapi do të ketë kandidati presidencial i lëvizjes GROM, Zoran Popovski.

Koalicioni për Maqedoni pozitive do të ketë takim me qytetarë në komunën dhe lagjen Çashkë dhe në lagjen Cërkvino, ndërsa tubim të qytetarëve do të mbajë në Shtëpinë e kulturës në Gradsko. 

Lajme të ngjashme

Back to top button