Protesta e VMRO-DPMNE-së përpara KSHZ-së vazhdon nesër, porositi Dime Spasov

Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së ashtu sikur dje dhe sot, nesër do të mblidhen përpara selisë së KSHZ-së, për ashtu si thonë ata që të “mos u vidhet fitorja” e partisë së tyre, njofton Portalb.

Pas mbarimit të seancës së sotme, zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, Dime Spasov, ka porositur që do të ngelen përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush.

“Vullneti i popullit do të respektohet. Fitorja është e jona, shihemi nesër në ora 11”, tha Spasov.

Përndryshe, KSHZ, nesër ka caktuar seancë ku do të shqyrtohet edhe ankesa e fundit e LSDM-së, për parregullsitë zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button