Gjermania konsideron se Yahoo nuk është i sigurt për postë elektronike

Agjencia gjermane e sigurisë dixhitale dhe internetit konsideron se përdoruesit e postës elektronike të Yahoo nuk kanë mbrojtje përkatëse të të dhënave të tyre personale.

Byroja Federlae e Sigurisë Informative (BSI) e kritikon Yahoo se kompania nuk ka pranuar enkriptime përkatëse që të mbrojë përdoriesit e tij, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

BSI i këshillon përdoruesit e Yahoo në Gjermani që të gjejnë një platformë alternative për mesazhet e tyre elektronike pasi që kompania ka zbuluar rastin e dytë të zbulimit të të dhënave personale, që e rrit frikën se mund të dështojë marrëveshja për blerjen e Yahoo nga ana e operatorit mobil “Verajzon”.

Sipas shefit të BDSI-së, Arne Shoenbom, sistemi i enkriptimit i njhur si MD5 që e përdor Yahoo tashmë nuk është i mjaftueshëm për mbrojtje përkatëse të të dhënave personale të shfrytëzuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button