Yahoo shkurtoi 20 përqind të fuqisë punëtore

Yahoo planifikon të shkurtojë më shumë se 20 përqind të fuqisë punëtore prej 8600 si pjesë e një ristrukturimi masiv, raporton PCW.

Kompania veterane e teknologjisë është duke riorganizuar biznesin dhe do të humbasë më shumë se gjysmën e departamentit të reklamimit deri në fund të vitit.

Pothuajse 1 mijë punonjës janë prekur nga shkurtimet deri në fund të javës. Yahoo bëhet kompania më e fundit e teknologjisë që preket nga shkurtimet për shkak të inflacionit të lartë dhe interesave në rritje.

Yahoo u ble nga Apollo Global për 5 miliardë dollarë në 2021. Kompania si Google, Amazon dhe Meta tashmë po luftojnë për të balancuar kostot dhe të mbeten sa më konkurruese.

Industria e teknologjisë dikur një burim i besueshëm punësimi, shkurtoi vendet e punës në masë ku largimet arritën nivelin më të lartë në dy vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button