Protestuesit para KSHZ-së ndezin drunj për ngrohje (FOTO)

15:34– Vazhdojnë të qëndrojnë para KSHZ-së, simpatizues të VMRO-DPMNE-së, raporton Portallb.

Të njëjtit tanimë kanë sjellur edhe drunj për t’u ngrohur, që do të thotë se përgatiten të rrinë para KSHZ-së derisa KSHZ të mbaroj me shqyrtimin e ankesave.

Seanca e djeshme e KSHZ-së ka zgjatur deri ne orën 3 e gjysmë të mëngjesit të sotëm.

Protesta para KSHZ-së
Protesta para KSHZ-së
Protesta para KSHZ-së
Protesta para KSHZ-së

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Qindra përkrahës të VMRO-DPMNE-së, përsëri janë mbledhur përpara selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), “që të mos u vidhet fitorja zgjedhore”. KSHZ, në seancën e sotme, e cila ende nuk ka filluar, duhet të vendosë për ankesat e mbetura të LSDM-së, njofton Portalb.

Numri i protestuesve po rritet. Ndërkohë që është bërë gati edhe skena ku do të mbahen fjalimet.

LEXO: Mbrëmë VMRO tregoi pse shqiptarët nuk duhet të bashkëpunojnë me të

Mbrëmë qindra përkrahës të partisë në pushtet, por edhe funksionarë të saj, kanë ngelur deri vonë përpara KSHZ-së. Rruga përpara ndërtesës ishte e mbyllur, ndërkaq personat e mbledhur kanë bërtitur “Vjedhës” dhe “Maqedonia”. Funksionarët e VMRO-DPMNE-së, janë kërcënuar me zemërimin e popullit, nëse KSHZ nuk e respekton sipas tyre, fitoren e VMRO-DPMNE-së.

Kryetarja Komisionit për Marrëdhënie Fetare, u kërcënua me “Natë të thikave të gjata” (VIDEO)

Funksionarët gjithashtu mbajtën fjalime me gjuhë të urrejtjes ku ndër to, ishte edhe kryetarja e Komisionit për Marrëdhënie Fetare, Valentina Bozhinovska, e cila paralajmëroi opozitën dhe KSHZ-në që të kenë kujdes se si vendosin për ankesat dhe të mos mendojnë që ta anulojnë sipas saj, vullnetin e qytetarëve, pasi që përndryshe “do të jetë natë e thikave të gjatë”.

Drejtori i Arkivit kërcënon ambasadorin amerikan

Drejtori i Arkivit Shtetëror nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski, mbrëmë i është kërcënuar ashtu siç tha “ambasadorit”, i cili është përzier në punën e KSHZ-së.  Ai ka përmendur emër, megjithatë porosia ka pasur të bëjë me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli.

Dimovski protestuesve: Kthim mbrapa s’ka

Bartësi i listës për kandidatët për deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ai i bëri thirrje KSHZ-së që të ketë kujdes çfarë vendimi do të sjellë, pasi që ata e bartin përgjegjësinë më të madhe për atë se a do të jetë ky shtet normal dhe me prosperitet. Dimovski gjithashtu porositi që të mos mendojnë se ky popull ka fuqi që të tolerojë më shumë, transmeton Portalb.

Amdi Bajram përdor gjuhë të urrejtjes kundër Zaevit (VIDEO)

“Zaevi shumë afër do ta ketë funeralin. Shumë shpejt do t’i vjen varrosja. Do të jetë në kardiologji, do të pësojë infarkt për disa ditë. Atje do të shkojmë për vizitë. Do t’i ndezim qirinj edhe në varreza”, këto janë fjalët me gjuhë të urrejtjes të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajram, i përpara KSHZ-së, porositi që “të mos mendohet për manovra pasi që aty qëndron garda në krye me të”.

Thirrje për linçim gjatë protestave të mbrëmshme para KSHZ-së

Nga ana tjetër, mbrëmë gjatë kohës së protestave të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së para në rrjetet sociale janë paraqitur shkrime me emra, mbiemra dhe adresa të aktivistëve të “Revolucionit Laraman” dhe me thirrje deri te përkrahësit e VMRO-DPMNE-së që t’i “vizitojnë” personat e përmendur.

LEXO: Përdorimi apo shpërndarja e gjuhës së urrejtjes në Maqedoni është vepër penale dhe dënohet me ligj.

protesta para KSHZ

protesta para KSHZ

protesta para KSHZ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button