KSHZ-ja refuzoi edhe ankesën e pestë të LSDM-së

(E plotësuar)15:20- KSHZ ka refuzuar edhe ankesën e pestë të LSDM-së me 7 vota kundër, raporton Portalb.

Në ndërkohë LSDM ka tërhequr dy ankesa që kishte parashtruar më parë. Për momentin po vijon diskutimi për ankesën e radhës të LSDM-së.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

14:20 Me dy orë vonesë ka nisur vazhdimi i seances së 98-të të KSHZsë, ku do të diskutohen ankesat e LSDM, raporton Portalb.

Derisa po vijon seanca dhjetëra simpatizues të VMRO-DPMNE para selisë së KSHZ, janë tubuar për të ia bërë me dijë KSHZ që duhet të vendosin, siç thonë ata, për të ardhmen e vendit.

Analistët protestën e VMRO-së e kanë dënuar dhe e kanë cilësuar si presion ndaj institucionit të KSHZ-së.

 ………………………………………………………………………………………………………………………………….

9:15- KSHZ dje në seancën e 98-të të saj, ku po shqyrton ankesat e Lëvizjes BESA dhe të LSDM-së, ka refuzuar 7 ankesa të Lëvizjes Besa dhe 4 të LSDM-së, raporton Portalb.

Seanca ka zgjatur deri në orën 3 e gjysmë të mëngjesit. Seanca e 98-të do të vazhdojë sot ora 12.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

15:30– KSHZ refuzoi ankesën e Lëvizjes Besa për parregullsi në Tetovë.

15:13 – Me 9 vota kundër KSHZ ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Besa për parregullsi në vendvotimin 1105 fshati Opajë-Kumanovë, Njësia zgjedhore numër 2.

14:35– KSHZ refuzon edhe ankesën e 4 -të Lëvizjes Besa, kësaj radhe me 9 vota kundër.

13:15 – Me 7 vota “kundër”, KSHZ, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes BESA për parregullsi në vendvotimet 1119 dhe 1120 në Komunën e Likovës.

12:58 – Me 7 vota “kundër”, KSHZ, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes BESA për parregullsi në vendvotimin 2333/1 në Komunën e Haraçinës. Kujtojmë se tre anëtarëve të pavarur të KSHZ-së, dy atyre të VMRO-DPMNE-së iu kanë bashkëngjitur edhe përfaqësuesit e BDI-së dhe PDSH-së, Subhi Jahkupi dhe Bedredin Ibrahimi.

Në vijim po shqyrtohen edhe ankesat tjera.

————————————————————————–

12 – 50 Debat i ashpër në seancën e 98-të të KSHZ-së ku po shqyrtohet kërkesa e Lëvizjes Besa për rinumërim të votave në disa vendvotime në njësinë zgjedhore numër dy, raporton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH-së, Subhi Jakupi, Sasho Orcev dhe Bedredin Ibrahimi thonë se ankesa e Besës për vendvotimin 2333/1 në Komunën e Haraçinës është e pabazuar.

Ndryshe, përfaqësuesi i LSDM, Igor Milev ka kërkuar që të shqyrtohet më detalisht argumentimi i ankesës së Lëvizjes Besa.

Blerim Sejdiu, nga Besa, para KSHZ ka arsyetuar ankesën dhe ka thënë se ka argumente se persona të paautorizuar kanë dërguar në vendvotim persona për të votuar edhe pse këta të fundit nuk kanë shprehur nevojë për ndihmë.

Sejdiu ka njoftuar se posedon deklaratë të notarizuar nga vëzhgues si fakt i parregullsisë.

Debati vazhdon, Portalb do të ju njoftojë për debatet në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button