Bëni gati qirinjtë, këto pjesë të Shkupit nesër ngelen pa rrymë elektrike

Pa energji elektrike nesër do të jenë më shumë pjesë të komunës Butel, Gazi Babë, Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Petrovec.

Siç kumtuan nga QRMK, në periudhën prej orës 06:10 deri në orën 18:00, pa energji elektrike do të jenë objektet e servisit Butel, Arifi Beton, ujësjellësi Butel dhe varrezat e qytetit Butel, në komunën e Butelit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00, një pjesë e konsumatorëve nga rruga “Vera Radosavleviq” në komunën e Gazi Babës, si dhe konsumatorët e rrugës “Kapishtec” në komunën Qendër.

Prej orës 09:00 deri në orën 13:00, ndërprerje në furnizimin me energji do të ketë për konsumatorët e bul. “Video Smilevski Bato” nr.7, 15, 25, 55, 65, 73 dhe 79 në komunën e Aerodromit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00, një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Nevrokopska” dhe “Çedomir Kantarxhiev”, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, një pjesë e konsumatorëve të fshatit Rzhaniçinë, në komunën Petrovec.

Pa energji elektrike në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugës “Hristo Tatarçev” – një pjesë e rr. 22, 22a dhe 24, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 14:00, një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Mirçe Acev” në komunën Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button