Kosovës zyrtarisht i është ndarë kodi telefonik +383

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, njofton se sot shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë +383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht, njofton Telegrafi.
Po ashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ministrja Tahiri dhe grupi punues: Kreshnik Gashi, koordinator profesional për telekomin dhe kryetar i bordit të ARKEP, Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Ilir Imeri, drejtor i departamentit për menaxhimin e frekuencave në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejt teknik i Telekomit të Kosovës dhe Zana Bejta nga IPKO, i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë të arritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button