Tramp i nominoi menaxherët “Tesla” dhe “Uber” për këshilltarë të tij

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp sot njoftoi se shefat e kompanive “Uber” dhe “Tesla” i ka propozuar për anëtarë të Forumit të tij strategjik.

Forumi në vete i përfshin edhe shefat e kompanive që do ta këshillojnë Trampin për atë si masat e Qeverisë së tij do të veprojnë ndaj rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe prodhimit, transmetuan mediat franceze.

Tramp nominimet i kumtoi në forumin e Travis Kalanik, shef i “Uber” dhe të Ilon Mask, shef i “Tesla Motors” dhe “SpejsEks”, disa orë para se të takohet me shefat e kompanive nga Lugina e Siliciumit.

Në Forumin strategjik të Trampit veçmë janë kyçur Xhejmi Dajmon, menaxher i bankës “Xhej Pi Morgan Çejs”, Bob Ajger, shefi i studiove të filmit “Uolt Dizni”, Meri Bara, shefe e kompanisë automobilistike “Xheneral Motors” dhe Xhim Mak Kerni shef i kompanisë “Boing”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button