Kryeministri Rama prezanton paketën e solidaritetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka bërë publike sot nismën e qeverisë që ai drejton për të shpërblyer pensionistët dhe kategori të tjera të shoqërisë me rastin e festave të fundvitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke e quajtur si paketa e solidaritetit, Rama u shpreh se kjo nismë është një paketë solidariteti që shkon në të njëjtën linjë me rritjen e pagave dhe me një rritje të ndjeshme të pensioneve, duke nisur nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.

“Për pensionistët, qeveria do të vërë në dispozicion fondin më të madh në këto 25 vjet në vigjilje të festave, duke i dhënë çdo njërit dhe çdo njërës prej 643 mijë pensionistëve, 60 mijë lekë (të vjetra). Që është në historikun e kësaj procedure tradicionale edhe shifra më e lartë dhe po ashtu, thuajse e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Së dyti, për herë të parë nuk ka qenë pjesë e këtij momenti të fundvitit, kategoria e personave me aftësi të kufizuar apo e familjeve ndihmë ekonomike. Do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë (të vjetra)”, u shpreh Rama.

Sipas tij, nga ana tjetër, për 2498 familje të përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të bëhet dhënia e dëmshpërblimit të plotë, përkatësisht për 594 familje në Tiranë, 513 familje në Fier, 508 në Elbasan, 498 në Durrës, etj.

“Ndërkohë një paketë suplementare po bëhet gati brenda pak ditësh, për të vazhduar procesin e transformimit të fshatit dhe të ekonomisë bujqësore përmes rritjes së kapaciteteve ujitëse dhe kulluese dhe për të stimuluar më tutje këtë ekonomi bujqësore përmes një sërë ndërhyrjesh emergjente”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button