Trendafilova, udhëheqëse e Gjykatës Speciale në Kosovë

Gjykatësja bullgare, Ekaterina Trendafilova është zgjedhur kryetare e Dhomave të Specializuara që do të merren me krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në periudhën nga janari i vitit 1999 deri në fund të vitit 2000, transmeton REL.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes së internetit të të ashtuquajturës, Gjykatë Speciale.

Në një biografi të shkurtër të zonjës Trendafilova, të publikuar po në faqen e internetit të Gjykatës Speciale, thuhet se ajo deri në vitin 2015 ka punuar si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndërsa më parë ka punuar edhe si profesoreshë e drejtësisë penale në Universitetin e Sofjes, zëvendës prokurore në Gjykatën e Qarkut në Sofje.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si eksperte për të drejtën penale dhe të drejtat e njeriut në Parlamentin bullgar.

Ajo ka doktoruar në vitin 1984, ndërsa ka publikuar shumë tituj dhe ka ligjëruar në fushën e procedurës penale, të drejtat e njeriut, drejtësinë ndërkombëtare penale.

Ajo ka mandat katër vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button