Një i vdekur në një fatkeqësi komunikacioni në rrugën Kërçovë – Gostivar

Një person e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatrave Kolibri dhe Dllapkin Doll, njofton MIA.

Policia kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur dje në orën 14:25 minuta, ndërsa nga lëndimet e marra në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar jetën e humbi Sheza J. (76) nga fshati Kolibari.

Fatkeqësia e komuniakcionit ndodhi kur Sheza J., duke e drejtuar automjetin “mercedes” dëshiroi nga rruga lokale nga fshati Kolibari të kyçet në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, ndërsa nga ana e majtë të automjetit të tij, ështlë ndeshur me automobilin “audi” i cili lëvizte drejt Kërçovës. Automjetin e ka drejtuar K.A. (22), ndërsa bashkëudhëtarë ishin N.A. (45) dhe A.A.(43), të gjithë nga fshati i Kërçovës Premkë. Qçëp të tre u dërguan në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik dhe ekipe të policisë për siguri në komuniakcionin rrugor në Kërçovë.

Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të viktimës sot do të kryhet obduskioni dhe ekspertiza plotësuese ndaj automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button