Maqedoni, mbrojtja gjatë punës është në nivel të ulët

Punëdhënësit më shpesh i zbatojnë masat për mbrojtje gjatë punës drejtpërdrejtë para ardhjes së kontrolleve inspektuese. Obligimin ligjor për të mundësuar kushte adekuate për të punësuarit nga aspekti i sigurisë, e përjetojnë si shpenzim shtesë, në vend si mbrojtje dhe qëndrueshmëri të biznesit të tyre.

Ky është qëndrimi që e dha sot Millan Petkovski, kryetar i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës, para promovimit të standardeve për siguri dhe shëndet gjatë punës në Odën ekonomike.

Sipas Petkovskit, edhe pse Ligji thotë se përgjegjësia për mbrojtje dhe siguri gjatë punës është vetëm e punëdhënësve në proces, megjithatë, duhet të involvohen të gjithë, edhe të punësuarit edhe institucionet kompetente. Të punësuarit duhet të informohen , t’i kenë parasysh të drejtat, ndërsa institucionet duhet të implementojnë sistem për analiza për incidente të bazuar në metodologjinë e njohur që të dihet saktë sa jemi të shëndetshëm, të aftë ose jo, për punë.

Statistika tregon se në Maqedoni në javë në vendin e punës jetën e humb një person ose 44 persona në vit, ndërsa profesionet nga më të ndryshmet janë bujqësia, transporti, ndërtimtaria dhe metalurgjia e zezë.

Theksoi edhe shembull se kush tregon qartë se kompanitë shumë më shumë i kushton nëse punëtori lëndohet dhe nuk vjen në punë. “Përderisa paga e punëtorit është 12.000-13.000 denarë dhe ai lëndohet dhe nuk vjen në punë tre muaj, punëdhënësi (firma) do të humbë rreth 2.500 euro”, tha Petkovski.

Gjendjet nuk janë më të mira as në rajon, për çka vendet së bashku zbatojnë projekt i cili, siç informon Petkovski, duhet ta ngritë nivelin në lidhje me mbrojtjen gjatë punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button