Lëvizja Besa kërkon rinumërim të votave

Agjitimi i votuesve nga persona jolegjitim dhe votimi familjar nuk janë parregullsitë e vetme që kanë vërejtur vëzhguesit e koalicionit Rilindje me Besë. Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor qëllimisht kanë kryer një sërë parregullsish me fletat e votimit në vend-votime në Kumanovë, Likovë, Haraçinë e Tetovë e të cilat në fund u shpallën të pavlefshme. Këtë e konfirmuan përfaqësues të Rilindje me Besë, të cilët dhe dorëzuan ankesë deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Besa rezultatet e shpallura nuk janë reale dhe e kanë dëmtuar koalicionin Rilindje me Besë. Andaj është i domosdoshme rinumërimi i votave.

“Ka pasur manipulime në procesin zgjedhor, për këtë arsye po dorëzojmë parashtresa para KSHZ. Kemi konstatuar se parregullsitë kanë qenë të mëdha. Gjatë gjithë kohës nëpër korridore në vendvotime kanë lëvizur persona të paautorizuar, kanë bërë presion ndaj votuesve dhe kjo ka ndodhur gjatë gjithë ditës. Ka pasur votim familjar. Në fund të votimit anëtarët e Komisionit nuk i kanë prerë fletat e votimit me gërshërë ashtu siç është dashur t’i presin në përputhje me ligjin. Disa fleta të votimit nuk iu është vendosur vulë, me qëllim që më vonë të shpallen të pavlefshme. Dhe ashtu ka ndodhur” theksoi  përfaqësuesi i Levizjes BESA, Blerim Sejdiu.

Sejdiu sqaroi se bëhet fjalë për dëmtim të koalicionit që përfaqëson me mbi 1000 vota. Sikur votat të numëroheshin e të mos shpalleshin të pavlefshme, Rilindje me Besë do të kishte edhe një ose dy deputetë më shumë. Bëhet fjalë për kandidatin për deputet në zonën zgjedhore numër 2, Admirim Haliti i cili për më pak se 200 vota (sipas rezultateve të publikuara nga KSHZ) nuk arriu të fitojë mandatin dhe për kandidatin në njësinë zgjedhore numër 6, Nexhbedin Karemani.

Kjo don të thotë se në zonën zgjedhore numër 2, VMRO- DPMNE realisht ka një deputet më pak. Këtë gjë e tha edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për NovaTv.

Manipulimet e lartëpërmendura janë evidentuar në vend votimin numër 2340 në fshatin Goshincë, komuna e Haraçinës; në vend votimin numër 2339 në fshatin Orllancë, komuna e Haraçinës; vend votimin numër 1005 në fshatin Opajë, të komunës së Likovës; në venvotimin 0233/1 në Haraçinë; në vend votimin numër 1119/1 dhe 1120 në komunën e Likovës./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button