Kryq varri me emrin e Zaevit në Manastir

Kryq varri me emrin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë mbajtur dje në duar dy manastiras, të cilën mbrëmë kanë festuar për fitoren e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.

Njëkohësisht, në festën e VMRO-DPMNE-së në Shkup, lideri i partisë Nikolla Gruevski, u premtoi përkrahësve të tij se do ta tejkalojë “humnerën politike” mes qytetarëve.

Fotografia në Manastir është bërë në afërsi të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së. Publikimi i saj në rrjetin social “Facebook”, shkaktoi reagime të shumta dhe komente, në mesin e të cilëve theksohet se njëri nga personat që e mban kryqin është i punësuar si edukator-arsimtar në Manastir. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button