Republikanët pranuan hetimin për hakimin e zgjedhjeve në SHBA

Kryesuesi i Dhomës përfaqësuese i Kongresit amerikan, Poll Rajan dhe lideri i shumicës republikane në Senat, Miç Mekonel deklaruan se e mbështesin hetimin që të përcaktohet nëse hakerët rusë kanë qenë të involvuar në zgjedhjet amerikane.

Në faqen e tij në Tuiter, Rajan publikoi se ” se çfarëdo përzierje e huaj në zgjedhjet në SHBA është e papranueshme”.

Senatori Mekonel e mbështeti qëndrimin e Rajanit, duke shtuar se “duhet hetuar se çfarë ka ndodhur”.

“Shkelja e sigurisë kibernetike amerikane është brengosëse dhe unë e dënoj çdo përpjekje”, deklaroi Mekonel, duke shtuar se “rusët nuk janë miq tanë”.

Poll Rajan, i cili shquhet si një prej politikanëve të shquar republikan, vlerëson se hetimi është i domosdoshëm që të pastrohen gjërat, por ai nënvizon se agjencitë amerikane për zbulim nuk duhet të shfrytëzohen për “nevoja partiake”.

Ky reagim i Rajanit vjen pas akuzave që presidenti amerikan, Donald Tramp i dërgoi për Agjencinë qendrore për zbulim (CIA), pas pohimit se “qëllimi i Rusisë me hakimin, ka qenë që të ndihmohet Trampi në zgjedhje”.

Tramp dhe ekipi i tij për tranzicion i kanë hedhur poshtë konstatimet e tilla si “të pakuptimta”, por përveç demokratëve edhe një numër gjithnjë e më i madh i republikanëve vlerësojnë se bëhet fjalë për ngjarje brengosës të cilat duhet hetuar në mënyrë të detajuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button