Gjorçev: VMRO-DPMNE fitues i zgjedhjeve, mandatar Nikolla Gruevski

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) , madje edhe kryetari Aleksandar Çiçakovski konfirmoi se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë është fitues i zgjedhjeve të të parakoshme parlamentare. Këtë e theksoi Vladimir Gjorçev, anëtar i KZ të VMRO-DPMNE-së në pres konferencë.

Ai i shprehu falënderim të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të gjithë atyre që votuan, pa marrë parasysh nëse i përkrahën apo jo.

“Fitoi demokracia. Fituan qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa mandatar është Nikolla Gruevski . VMRO-DPMNE është partia me numër më të madh të mandateve. VMRO-DPMNE-ja e ka mandatarin dhe treguan para qytetarëve se ky vend  vendos në mënyrë të pavarur, qytetarët janë arbitri kryesor dhe qytetarët vendosin se kujt do t’i japin besimin”, tha Gjorçev në konferenën e VMRO-DPMNE-së.

Ai i bëri thirrje liderit të LSDM-së Zoran Zaevit që të urojë fituesin e zgjedhjeve sepse siç tha, fituan qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Ai gjithashtu  përmendi se Zaev para dy milionë qytetarëve deklaroi se , nëse ka edhe një votë më tepër, do të marrë përgjegjësi politike dhe do të largohet nga vendi drejtues i LSDM-së.

Sipas tij LSDM-ja duhet të ketë sjellje evropiane, t’i urojë dhe verifikojë zgjedhjet. Përmendi gjithashtu edhe se zgjedhjet deri tani i verifikuan edhe komuniteti ndërkombëtar, BE, SHBA dhe OSBE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button