Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i ftohtë dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë veriore  më tepër përgjatë Vardarit, si dhe në pjesët lindore. Në pjesët veriore dhe perëndimore nga vendi do të ketë kushte për rënien e borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus pesë deri në tre, ndërsa ajo ditore nga gjashtë deri në 12 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me temperatura të mëngjesit deri në minus pesë dhe ajo ditore tetë gradë.

Edhe të martën do të mbizotërojë mot i ngjashëm me erë veriore me depërtim të masës së ftohtë ajrore që do të kushtëzojë erë të përforcuar veriore, vende-vende me reshje të dobëta të borës dhe rënie të dukshme të temperaturave.

Të martën temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus tre deri në katër, ndërsa ajo ditore nga tre deri në tetë gradë celsius.

Ditët e tjera pason mot kryesisht stabil dhe më i ftohtë me rënie të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button